Moderatorja simpatike e Top Channel, Albana Osmani i ka çuditur të gjithë me veprimin e fundit.
Ndërkohë që në ekran shohim atë vajzën e qeshur, të ëmbël dhe të shkathët, në rrjetet sociale shohim vajzën që thyen rregullat. Kështu, me postimin e fundit, Albana i ka habitur të gjithë teksa ka pozuar e veshur me rrobdeshambër në ashensor.
“Pse nuk dilet kshu ee, këta janë rregullat e mia” – shkruan ajo teksa është bërë gati për të dalë, duke treguar edhe njëherë se është artiste dhe i vendos vetë rregullat e saj.