Dhuratë nga një artist për një artiste! Kryeministri Rama dhe Albana Osmani njihen tashmë për pasionin e tyre për pikturën, dhe kreu i qeverisë ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të veçantë asaj.
“Me dashuri Albanës. Mars 2017”
Rama i ka dhuruar Albanës një fletore me vizatimet e tij, të cilat kohë më parë i ka vendosur në ekspozitë. Albana Osmani është ndjerë mjaft e privilegjuar nga kjo dhuratë dhe nuk kanë nguruar ta shpërndajë në rrjete sociale.
Dhurata më e çmuar për mua nga kryeministri dhe piktori im i preferuar Edi Rama”, këto fjalë shkruan moderatorja e njohur.