Moderatorja e njohur, Albana Osmani është përlotur në emision dhe gjithçka i erdhi e papritur.
Albana është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm për arsye se projekti “Ti je një luledielli” mori përmasa ndërkombëtare dhe bëri pjesë të saj shqiptarë në Shqipëri e kudo ne botë. Albana është emëruar Ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri. Ata që i dhanë këtë vlerësim ishin avokatja Irena Kita, përfaqësuesja ligjore e projektit “Ti je një luledielli” dhe ish-banori i BB4, Algen Nikolla, një sipërmarrës i cili e ndau iniciativën e Albanës edhe me "The Children for Peace" dhe përfaqësuesen Debrah Ann Mace. Surpriza i erdhi papritur në emision dhe pasi mori vlerësimin Albana e përlotur i falenderoi të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj nisme njerëzore në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ajo lajmëroi se ata do të ndërmarrin dhe një hap tjetër, t’i blejnë pajisjet mjekësore që do t’u vijnë në ndihmë sa më parë të sëmurëve./intv.al/