Ajo është padiskutim një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe njëkohësisht shumë e dashur për publikun. Në çdo dalje të saj, ujë dhe sapun apo me make-up, e zhveshur apo e veshur, Albana duket gjithmonë seksi. Së fundmi ajo ka publikuar një set fotosh, ku përveç sensualitetit e bukurisë së saj, bie në sy buzëqeshja dhe pozitiviteti që rrezakon.
E veshur me një fustan të zi që i rri shumë mirë, Albana ka bërë falënderimet e rastit për vajzat që janë kujdesur për të. Por falenderimi më i madh shkon për prindërit e saj. “Faleminderit Borës dhe Xhemalit mbi të gjithë”, shkroi me humor moderatorja.
Ç’vajzë të bukur që kanë bërë Bora dhe Xhemali!