Dhe prisni sa të zbuloni se si i referohet asaj!
Një nga emrat që ka spikatur në vëmendjen e prestigjozes britanike ishte edhe bukuroshja jonë Albana Osmani, së cilës Daily Mail i ka kushtuar një foto dhe përshkrimin përkatës të veshjes. Vlen të përmendet edhe mënyra se si kjo media i referohet brunes së ekranit shqiptar. Albana ka fituar statusin si “themeluese bamirësie” për nismën e saj kushtuar fëmijëve “Ti je një luledielli”. Jo se mendojmë që nuk e meriton, por mendojmë se jehona që ka bërë ishte edhe më e madhe se sa vetë bukuroshja brune e priste në radhë të parë. Albana është fotografuar në tapetin e kuq të eventit Harmonist Gala gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku ishin të pranishme dhe emra të njohur të kinemasë si Pamela Anderson dhe Kristin Scott Thomas.