Albana Osmani ishte e ftuar në puntatën e tetë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore Luana Vjollcën.
Për herë të parë në emision loja “Paintball” kishte si personazhe në tabelë vetëm gazetarë dhe moderatorë dhe këtë herë ajo u luajt nga Albana.
“Me cilin nga këta gazetarë/prezantues nuk “flet më me gojë” dhe pse?”,- ishte kjo një pyetjet që i drejtuan moderatores gjatë sfidës dhe na habiti pak me përgjigjen.
Albana “godet në fytyrë” Arbana Osmanin dhe shprehet kështu:
“Kemi bërë qoka “Gëzuar Vitin e Ri” njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse! Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart.”
View this post on Instagram