INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albana Osmanit i vjedhin Instagram-in, do të habiteni çfarë fotosh kanë postuar…[FOTO]

Albana Osmanit i vjedhin Instagram-in, do të habiteni çfarë fotosh kanë postuar…[FOTO]

Publikuar më: 08:34 25-08-2017

Një situatë aspak e këndshme i ka ndodhur Albana Osmanit!

Prezantuesja e njohur ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe adresa e Instagram-it nuk është më në duart e saj përkohësisht. Siç duket “hackerat” i kanë vjedhur Albanës llogarinë e Instagram-it dhe menjëherë kanë filluar publikimin e disa fotove krejt ndryshe nga ato çka jemi mësuar të shikojmë në profilin e saj.

Fillimisht u postua një gotë në të cilën ndodhej një substancë narkotike “marihuanë” dhe që në këtë moment filluan dyshimet se prapa asaj fotoje nuk qëndron Albana edhe pse kishta disa komente negative. Pak minuta më pas autori publikoi një pjesë të fytyrës së tij, veprim i cili u pasua nga dhjetëra komente që i kërkonin t’i kthente adresën Albanës. Në përshkrimin e vendosur në profil shkruhet: “Faulty x Joshy”, si dhe është ndryshuar fotoja e profilit. Gjithashtu është publikuar edhe një adresë SnapChat-it si një mënyrë që përdorin hackerat për t’u kamufluar.

 

Article Logic
Execution time: 0.004288911819458