INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albani nuk lë rast pa u mburrur për Miriamin. Ja cila është deklarata e fundit e dashurisë

Albani nuk lë rast pa u mburrur për Miriamin. Ja cila është deklarata e fundit e dashurisë

Publikuar më: 15:18 17-04-2016

"Jeta ime ka ndryshuar terësisht pas ardhjes në jetë të fëmijës. Megjithatë instikti i nënës është shumë herë më i fortë. Është e çuditshme lidhja, përkushtimi dhe dashuria e Miriamit ndaj vajzës"- ka mburrur këngëtari Alban Skenderaj, partneren e tij në rolin si mama.

I ftuar në Man's Life, kantautori, i cili u bë baba pak kohë më parë rrëfen për jetën e tij personale dhe profesionale. Ai tregon sesi nuk ka rënë preh e komercialitetit, por ka ndjekur gjithnjë frymëzimin e tij. Gjithashtu ai rrëfen se jeta e tij bashkëshortore me këngëtaren Miriam Camaj është bëre akoma më e fuqishme me lindjen e vajzës së tyre. Ndoshta presim një ndryshim në këngët e Albanit pasi ai shprehet se vajza i ka ndryshuar komplet botën e tij. 

Momentalisht ai ndodhet në tur muzikor në Shtetet e Bashkuara të Amerikes pasi edhe aty ka një numër shumë të madh dhe të mrekullueshëm fansash, sipas Albanit, të cilët i kaë falur shumë emocione dhe pritet akoma më shumë në këtë vizitë të katërt të tij atje.

Article Logic
Execution time: 0.0039818286895752