INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albano Bogdo flet hapur për varësinë e tij ndaj alkoolit: Kam hequr dorë nga...[FOTO]

Albano Bogdo flet hapur për varësinë e tij ndaj alkoolit: Kam hequr dorë nga...[FOTO]

Publikuar më: 21:30 26-09-2018

Ai është një nga aktorët më të mirë komedianë në vendin tonë dhe shakatë e tij s’kanë fund. Bëhet fjalë për Albano Bogdon i cili se ka problem të bëjë shaka me çdo gjë dhe së fundmi do e shohim në një emision të ri në “Klan”.

Në një intervistë të dhënë për këtë televizion aktori komedian, ka treguar për eksperiencën në shoë-n “Duplex” dhe disa detaje nga jeta e tij personale.

Aktori tregoi se zhvendosja në “Klan” për të është një sfidë e re, e cila i krijon shumë mundësi. Lidhur me jetën personale aktori ka treguar para disa kohësh se kishte varësi ndaj alkoolit, por me sa duket ja ka dalë të mos e konsumojë më.

I pyetur nga gazetari nëse ka hequr dorë përfundimisht aktori përgjigjet:

“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”.

VAN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217