Vetëm pak më parë të gjithë portalet u mbushën me lajme ku thuhej se aktori i humorit Albano Bogdo është tërhequr nga aktrimi si shkak i sëmundjes.
Mesa duket kjo ka qenë një lojë e aktorit për ti ngacmuar pak të gjithë dhe këtë e ka treguar vetë ai me një video të postuar pak më parë në Instagram.
“Më mori Angela Merkel në telefon dhe më tha që është kusht i panegociueshëm i hapjes së negociatave kshuqë ti kthehem aktrimit apo ta lë Shqipërinë në m*t?
Nuk mund tju lë dot jashtë BE-së, më vjen keq, kur të futemi do e lë pastaj. Më falni që ju zhgënjeva juve që mezi po prisnit ta lija”, shprehet Albano Bogdo në videon e postuar.
Qetësohuni njerëz! Albanon do ta kemi përsëri me rolet e tij që shkaktojnë të qeshura pa fund.