INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albatros Rexhaj për Sara Kolamin: Modele që reflekton karakter [FOTO]

Albatros Rexhaj për Sara Kolamin: Modele që reflekton karakter [FOTO]

Publikuar më: 15:54 11-04-2017

Ai njihet për fuqinë e fjalës.

Albatros Rexhaj arrin ta përcjellë aq bukur edhe një emocion që të fal një foto e bukur. Ashtu si këto foto  të fundit të realizuara nga Sara Kolami. Albatros arrin të përcjellë me fjalë atë që aparati ka mundur të kapë nga shpirti i modeles.

Dhe për të mos e humbur magjinë e fjalës së tij, lexoni këtë dedikim për Sarën:

 “Te Sara Kolami, fokusi i aparatit të Egest Xhogës, ka parë atë që fotografëve të tjerë iu ka ikur si detaj. Te Sara nuk duhet përqendruar te imazhi, por duhet kërkuar atë që shpirti i saj përpiqet ta shprehë, qoftë me fotografi apo me mënyrën e saj të jetës.

Në Tiranë, Sara ndihet si një alien! Kjo është thembra e saj e Akilit, por edhe ajo që atë e bën të veçantë. Sara Kolami është portretizim konkret i idesë se një modele nuk duhet të jetë një kukull, d.m.th veç një imazh i bukur apo interesant, por ajo duhet të reflektojë karakter, si diçka krejtësisht shpirtërore, por edhe si atribut i një kaosi mendimesh. Te Sara, ndjenja e mos përkatësisë krijon një amalgam shpirtëror, që nga jashtë shihet si një dyluftim në mes të të pafajshmes dhe rebeles pa pardon. Pikërisht këtë detaj ka kapur Egesti dhe e ka pasqyruar në mini setin e tij të quajtur “Rrëfime nga Nju Jorku”. Për mua, ky set i Egestit është mbase puna më interesante e Sarës, por edhe një shkëndijë e fortë të gjithë potencialit të saj.

Loja me prapavijën, por pa e dëmtuar fare pikën e fokusit si dhe duke kalibruar me shije balancën e të gjitha ngjyrave, të gjitha në funksion të nxjerrjes në plan dominues imazhin e Sarës, janë disa nga detajet e vogla që këtë punë të Egestit e bëjnë të veçantë.

Jam i sigurt që , si mjeshtër, Egesti e ka menduar atë që e mendoj edhe unë tani: Sara është si shpirt!

(A.R)”

 

Te Sara Kolami, fokusi i aparatit të Egest Xhogës, ka parë atë që fotografëve të tjerë iu ka ikur si detaj. Te Sara nuk duhet përqendruar te imazhi, por duhet kërkuar atë që shpirti i saj përpiqet ta shprehë, qoftë me fotografi apo me mënyrën e saj të jetës. Në Tiranë, Sara ndihet si një alien! Kjo është thembra e saj e Akilit, por edhe ajo që atë e bën të veçantë. Sara Kolami është portretizim konkret i idesë se një modele nuk duhet të jetë një kukull, d.m.th veç një imazh i bukur apo interesant, por ajo duhet të reflektojë karakter, si diçka krejtësisht shpirtërore, por edhe si atribut i një kaosi mendimesh. Te Sara, ndjenja e mos përkatësisë krijon një amalgam shpirtëror, që nga jashtë shihet si një dyluftim në mes të të pafajshmes dhe rebeles pa pardon. Pikërisht këtë detaj ka kapur Egesti dhe e ka pasqyruar në mini setin e tij të quajtur “Rrëfime nga Nju Jorku”. Për mua, ky set i Egestit është mbase puna më interesante e Sarës, por edhe një shkëndijë e fortë të gjithë potencialit të saj. Loja me prapavijën, por pa e dëmtuar fare pikën e fokusit si dhe duke kalibruar me shije balancën e të gjitha ngjyrave, të gjitha në funksion të nxjerrjes në plan dominues imazhin e Sarës, janë disa nga detajet e vogla që këtë punë të Egestit e bëjnë të veçantë. Jam i sigurt që , si mjeshtër, Egesti e ka menduar atë që e mendoj edhe unë tani: Sara është si shpirt! (A.R)

A post shared by Albatros Rexhaj ? (@albatrosrexhaj) on

Article Logic
Execution time: 0.002748966217041