Mes “duelit” të mbrëmshëm , Arjan Çani- Beatrix, ishte Albëria ajo që vuri pikat mbi “i”.
Pasi performoi këngën e Celine Dion “My heart will go on”, Çani nuk e vlerësoi aspak pasi nuk i pëlqente Celine Dion si këngëtare.
“Kjo këngëtare është super super star dhe kjo e bën atë të lodhshme, unë nuk e adhuroi atë”, është shprehur Çani duke treguar troç se Celine Dion ishte “too much” për të. Madje sipas tij Trixa nuk i ngjante as në pamje.
Aty nisi edhe përplasja mes moderatorit dhe këngëtares e cila u përlot duke thënë se aty gjendej për tu vlerësuar për zërin dhe performancën dhe jo për pamjen.
Por ka qenë Albëria ajo që nuk e ka lënë të vazhdojë më tej ky diskutim mes tyre duke ironizuar Çanin: “Ka shoqe Artiola Toskën ky, s’ka si të pëlqejë Celine Dion. Kjo është çështje gustoje”, u shpreh tezja e Beatrix.