Albërie Hadërgjonaj është mishërimi i shprehjes “më e mirë e ëma se e bija”.
Pavarësisht moshës këngëtarja duket gjithnjë e më shumë në formë duke sfiduar edhe vajzat e reja. Megjithatë veshja e saj në mbërmjen e së hënën në spektaklin “Your face Sounds Familiar”, u kritikua shumë duke u cilësuar e ekzagjeruar për moshën e saj.
Me një fustan të gjatë të kuq dhe me një dekolte të zbuluar, Albëria tërhoqi vëmëndjen ndoshta më shumë se sa vetë konkurentët.
Por si duket vetë 43 vjeçarja ndihet shumë mirë nën petkun e të qënit provokuese dhe këtë e ka pohuar vetë duke mbajtur një qëndrim krejtësisht indiferent nga fyerjeve dhe ofendimeve në adresë të saj dhe dekoltesë së hapur. Madje ka falenderuar make up artisten që e bën të ndihet e bukur gjithmonë.