Më shumë se për muzikën, ajo vazhdon të përflitet për ndërhyrjet estetike.
Megjithatë sa vjen dhe duket më e re. Nëse ende nuk e keni kuptuar, po flasim për Albërie Hadërgjonajn.
Këngëtarja është nënë e dy vajzave, por duket si shoqe e tyre. Linja trupore perfekte, një lëkurë pa rrudha. E çfarë do të dëshironte tjetër, një femër në moshën e saj? Së fundmi Albëria ka publikuar një foto nga shtrati dhe me të drejtë make up artistja nga Kosova, Sellma e ka quajtur ‘maturante’. “Hej moj ti maturante”, ka shkruar Sellma, në fotografinë e këngëtares.