Pjesë e temës aq të diskutuar për fytyrat e ekranit dhe operacioneve plastike ka qenë edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.
Ajo vitet e fundit është akuzuar shpesh nga fansat për ndërhyerje plastike në trupin e saj kryesisht në fytyrë. Por reagimi i Albëries ka qenë i menjëhershëm dhe në një mënyrë të veçantë. E veshur me rroba banjo pranë një pishine teksa ekspozon trupin përpara kameras së celularit ajo ironizon ata që thonë se Albëria është e bërë me operacione nga koka deri tek këmbët. “Hajde priti komentet: Albeërija operacione nga koka deri tek këmbët. Unë kam një përgjigjje: Ushqehuni mirë dhe palestër . Dhe Faleminderit Zot për linjat sepse pa dorën tënde nuk arrija të kisha trup me propcione të mira”, ka thënë këngëtarja.