Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është e njohur për showbizin shqiptarë, ku me zërin e saj bëri për vete mijëra fansa kudo në trojet shqiptare.
Pasionin e saj për muzikën, Albëria e ka trashëguar edhe tek vajza e saj, Anxhelina.
Anxhelina është tërhequr nga muzika, megjithatë vite më parë ajo ka qenë vazhdimisht aktive, duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme. Madje ajo ka patur fatin që përpara shumë kohësh të këndojë në skenë edhe me nënën e saj.
Albëria ka publikuar në profilin e saj në instagram një video, në të cilën shihet duke kënduar këngën ‘Fajtor nga pafajësia’ përkrah Anxhelinës. Ajo ka treguar se kishte shumë vite pa e parë si video dhe tani që i rikthehet pas shumë vitesh, me siguri duhet të jetë një nga kujtimet më të bukura për të dhe vajzën e saj.