Albërie Hadërgjonaj prej pak kohësh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë bashkë me vajzat e saj.
Por duke qenë se shpesh vihet në shënjetësr të kritikave për shpenzimet e saj për burimin e të cilave ka patur hamendësime nga më të ndryshmet, këngëtarja ka dalë me një sqarim për të gjithë kuriozët që i shkruajnë vazhdimisht se ku i gjen paratë.
“Kjo shkon për të gjithë ata që vuajnë të dinë se ku i bëjnë njerëzit lekët. Cohuni, ngrijeni prapanicën, ikni në punë, punoni shihni punën tuaj“ shkruan Albëria , ndërsa shton se po bëhej gati të mbyllte një marrëveshje prej 20 milionë dollarëshe.