Albërije Hadërgjonaj gjithmonë ka qenë një sfidë për shumë vajza të reja.
Bukuria e saj ndër vite duket se nuk është zbehur aspak dhe për këtë arsye shumë mund ta kenë zili.
Në profesionin e këngëtares Albërija na ka mahnitur me zërin e mrekullueshëm, ndërsa në rrjete sociale ajo patjetër është një kërcënim për të gjithë bukuroshet.
Nëpërmjet “Instagram-it” të saj, ajo ka shpërndarë pikërisht një foto ku ekspozon format e trupit me bikini dhe brenda kishte një sfidë të hapur:
‘Për qikat e reja që hajn pica’ – shkruante Albërija, duke u treguar edhe njëherë gjeneratës së re, se po fokusohen më shumë seç duhet tek jeta e pashëndetshme.