Talentet shqiptare vazhdojnë të pasurojnë showbizz-in ndërkombëtar.
Pas shumë emrave qëndrojnë edhe ato të këngëtarit Albert Stanaj dhe make up artist-it të Kim Kardashian, Mario Dedivanovic.
Mario dy vite më parë i kishte premtuar Stanajt se nëse ai do të ishte një ditë i ftuar tek “The tonight show” e Jimmy Fallon, atëherë do të kujdesej për grimin e tij. Dhe kur diçka e tillë ndodhi dy vite më pas, make up artisti u çudit dhe ishte pikërisht Stanaj ai që ia dha lajmin. Kështu, mbrëmjen e kaluar kur këngëtari ishte i ftuar në një prej emisioneve më të famshme të moderatorit Fallon, Mario e mbajti premtimin pasi u kujdes për grimin e Stanajt në emision.
Mario, duke u ndjerë krenar për mikun e tij, postoi mbrëmjen e kaluar një foto me të ku edhe tregoi historinë e mësiprme, një bast i nisur me shaka por që u realizua.