INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albpetrol “merr peng” ARMO-n

Albpetrol “merr peng” ARMO-n

Publikuar më: 10:41 15-04-2016

Kriza ekonomike ka sjellë dhe falimentimin e kompanive të mëdha në vend. Kompania ARMO ka shuma marramendëse borxh ndaj palëve, dhe kjo ka sjellë dhe sekuestrimin e saj. Borxhi prej 28 milionë eurosh që kompania ARMO i ka vetëm kompanisë Albpetrol, ka kërkuar ndërhyrjen e përmbaruesve. Mësohet se mëngjesin e sotëm, përmbaruesit kanë filluar sekuestrimin e aseteve që ka kombinati i naftës, për llogari të kompanisë Albpetrol.

Kjo ndërhyrje ka sjellë pasojat e para të rënda për punonjësit e kompanisë ARMO, pasi kjo ndërhyrje ka lënë pa punë punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh.

Punonjësit të cilët kanë protestuar për mungesën e pagesës, e cila nuk ju është dhënë që prej 9 muajsh, thonë se nuk mund të pranojnë edhe këtë mënyrë trajtimi.

Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe debatet midis punëtorëve protestues dhe pjesëtarëve të administratës.

Article Logic
Execution time: 0.0062439441680908