Albi Nako kohët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve nga shumë media online dhe shkak për këtë gjë ëshë bërë pikërisht ndarja e tij nga Klaudia Pepa dhe aludimi i një lidhjeje me balerinën e njohur Alba Hoxhën.
Mirëpo së fundmi po përflitet për një lidhje mes koreografit dhe balerinës së tij, Alba Hoxha. Ata shihen kudo pranë njëri-tjetrit dhe këto ditë janë 'kapur mat' gjatë një udhëtimi që kanë bërë së bashku në Bruksel dhe Paris.
Albi Nako ka ndarë me ndjekësit në profilin e tij në ‘Instagram’, foto me kullën Eiffel në sfond, por të njëjtën gjë ka bërë dhe Alba, megjithëse ata nuk shfaqen në foto së bashku.
Mirëpo gazetari Olti Curri ka vënë re se në foton e publikuar nga Albi, në sfond shohim nga larg edhe një vajzë me të njëjtën veshje si të Albës, që me shumë gjasa është balerina. Këtë detaj gazetari e ka publikuar në profilin e tij në 'Facebook'.
Sipas 'panorama.al', burime pranë Albi Nakos dhe Alba Hoxhës kanë folur se ata në një farë mënyre e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe ka shumë gjasa që marrëdhënia që kanë krijuar, shumë shpejt të shkojë drejt zyrtarizimit.