INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albi Nako e pushoi nga puna, rrëfehet Graciano: Mosmirënjohës ... [FOTO]

Albi Nako e pushoi nga puna, rrëfehet Graciano: Mosmirënjohës ... [FOTO]

Publikuar më: 19:55 29-12-2018

Balerini i njohur profesionist Graciano Tagani prej 7 vitesh ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.
Ai i ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ka rrëfyer ekskluzivisht dhe me detaje se është larguar nga trupa e Albi Nakos në një mënyrë krejt të çuditshme.

“Mua më është bërë remove nga grupi i punës ne Whatss App dhe asgjë më shumë. Vetem një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh E kam marrë në telefon Albin që të paktën të merrja një sqarim më ka thënë që do të flasim nga afër por që nuk ndodhi kurrë. Unë e lash pastaj sepse nuk mu duk më me rëndësi. Nuk e di çfarë ka ndodhur ndoshta ka probleme me veten, ndihet i paplotësuar.

I pyetur nga Aulona nëse ka pasur përplasje më përpara Graciano tha se nuk ka ndodhur asnjë përplasje dhe gjithçka ishte shumë mirë.

“Nuk ka pasur asnjë debat as fërkim asgjë. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën. Mosmirënjohja është gjëja me e keqe tek një person dhe ai e ka këtë. Sepse duke qenë se unë jam mirënjohës ndaj çdokujt që e meriton, dhe unë baletin e kam ushtruar sepse e dua si profesion dhe jo vetëm për të ardhura sepse dihet se sa paguhen balerinët këtu tek ne, e rrjedhimisht ti më ke prerë krahët. Ndihem shumë i prekur sepse ishte personi i fundit që e prisja ta bënte këtë. Jo se më ka mbajtur me hatër sepse unë e kam mbajtur vetë vendin e punës por miqësia që kemi patur. Mund të thoshte Graciano këtu ti po gabon”.

Fatma ka ndërhyrë duke thënë se si shkak i këtij largimi mund të jetë edhe xhelozia në profesion e këtë Graciano nuk e ka mohuar e as pohuar.

io_1546106452-1367642.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713