INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albi Nako e thotë publikisht: Albën do e...

Albi Nako e thotë publikisht: Albën do e...

Publikuar më: 21:14 16-06-2018

Prej disa javësh Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë shumë të komentuar në media pas thashethemeve për një lidhje mes tyre. Dyshimet nisën nga fakti që dyshja u pa në disa vende bashkë, një herë në Paris e një herë në Bruksel.

Ndonëse Albi u shpreh se ndodheshin atje për punë, thashethemet vazhduan e madje u tha se dyshja do e zyrtarizonin lidhjen.

Albi dhe Alba janë të ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku së bashku me të ftuarit e tjerë janë bërë pjesë e disa lojërave shumë interesante. Në një prej tyre ato duhet të mbushnin gojën plot me ëmbëlsira marshmallow (sfungjer të ëmbël) dhe të këndonin një këngë.

ruyjh.jpg

Kur erdhi radha e Alba Hoxhës, balerina e pati shumë të vështirë pasi Albi Nako e bënte gjatë gjithë kohës për të qeshur. Madje në një moment koreografi i tha: “Sa e bukur që je aman, tamam të marrësh për burrë”, duke shkaktuar shumë të qeshura.

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174