Hueyda El Saied është rikthyer përsëri në vëmendjen e mediave rozë pas ndarjes nga partneri.
Po bën pak kohë që Huyeda është kthyer në Tiranë dhe ka qenë protagoniste në shumë emisione televizive.
Kesaj here balerina ka publikuar një foto me koreografin e famshëm Albi Nako, duke darkuar së bashku me një mikeshën e tyre.
Surpriza që na zbulon vetë Hueyda është se ajo e ka njohur Albin që në moshën 10 vjeçare.
“Me këta dy yjet më njohin që kur jam 10 vjeç dhe s’mund t’i sheh tangerllik @albinako, @julinika” – ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.
Ndoshta fakti që të dy i përkasin fushës së baletit, i ka bërë bashkë që të vegjël dy personazhet e njohur, të cilët duket se edhe pas shumë vitesh kanë arritur të ruajnë raporte të mira.