INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albi Nako rrëfen mes lotësh arsyen e ndarjes me Klaudia Pepën: Do të mbetet gjithmonë në zemrën time [VIDEO]

Albi Nako rrëfen mes lotësh arsyen e ndarjes me Klaudia Pepën: Do të mbetet gjithmonë në zemrën time [VIDEO]

Publikuar më: 17:28 21-09-2017

Ndarja e tyre ngjasonte me një “telenovelë”, pasi edhe pse ishte bërë pothuajse zyrtare, ata na hutonin me komentet e tyre në rrjetet sociale. Kemi qenë gjithnjë kuriozë të dinim se si qëndron e vërteta dhe më në fund atë na e zbuloi Albi Nako. Ai ishte sot i ftuar tek emisioni Rudina në Tv Klan, ku foli për projektet e tij dhe për ndarjen e bujshme nga Klaudia Pepa.

Kjo e fundit i kishte derguar një videomesazh nga Italia, ku i shprehte dashurinë e saj edhe pse janë të ndarë. Ndërsa në fjalen e saj Klaudia përshëndeti edhe familjen e Albit për të cilët tha se ishin të mrekullueshëm.

“Doja të bëja një përshëndetje për vëllanë tim të madh. Për ty dhe për familjen time. Ju dua shumë”, ishte mesazhi i shkurtër i Klaudiës.

Ishte pikërisht ky videomesazh nga Klaudia ku ajo i uronte suksese dhe i fliste me dashamirësi, që e kanë bërë Albin të përlotej live në studio dhe mes lotëve  ka treguar çfarë ka ndodhur.

 Dashuria mes çiftit nuk ka mbaruar por kanë qenë rrethanat në të cilat ndodhen që i kanë çuar në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes si çift, por jo miqësisë.

“Klaudia pasi mbaroi “Amici” ne Itali ishte gati të bente femije me mua. Isha une ai qe i thashe jo.  Sepse doja qe te vazhdonte karrieren. Ka qene, eshte dhe do jete gjithmone ne zemren time”, tha ndër të tjera Albi mes lotësh.

Ai gjithashtu u shpreh se Klaudia do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij dhe na bëri të dyshojmë kur tha se nuk i dihet çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. 

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336