Albi Nako së fundmi në rrjetet sociale ka vendosur që të shpërndajë vazhdimisht me ndjekësit e tij disa shprehje apo situata të ndryshme, të cilat shtypi rozë i ka komentuar shpesh.
Koreografi i njohur kësaj radhe vëmendjen e tij e kishte drejtuar tek femrat. Një shprehje disi thumbuese, por edhe një realitet disi i hidhur sipas Albit.
Nga teksti i shpërndarë kuptohet se femrat në ditët e sotme i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe pasurisë materiale, se sa dijes dhe kulturës së një personi.
"Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbatjen e trupit, sepse tek nuk nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’ por truptrashë: Vashat tonë nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit."- janë fjalët e shkruara në postimin e Albit.