Albi Nako ka zbuluar së fundmi në Instagram se është transferuar në Itali, në televizonin e njohur “Rai”. Ndërkohë të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit të cilët i kanë uruar suksese.
Mirëpo dy komentet që ranë në sy ishin ato nga ish-bashkëshortja e tij Klaudia Pepa dhe nga Alba Hoxha. Kjo e fundit prej kohësh është përfolur se është në një lidhje me Albi Nakon.
“Paç fat!”- shkruan Klaudia.
Nga ana tjetër, Alba i komentoi: “Domethënë na le?”
Koreografi, siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme, të dyjave ua ka kthyer komentin me emoji, pa asnjë fjalë!
Mirëpo kur Alba tha “Domethënë na le”?, u krijua përshtypja sikur Albi ka shkuar vetëm atje, por e vërteta është ndryshe, pasi po të shohim në Instagramin e Albës, shihet se edhe ajo ndodhet në Milano.
E më interesantja është se në “Milano Fashion Week” ashtu si Albi Nako dhe Alba Hoxha, ishte edhe ish-partnerja e koreografit, Klaudia Pepa.