INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albin Kurti përpiqet të qetësojë gjakrat me Ramën

Albin Kurti përpiqet të qetësojë gjakrat me Ramën

Publikuar më: 16:42 05-10-2017

Albin Kurti është munduar të qetësojë gjakrat midis tij dhe kryeministrit shqiptar në debatin e hapur pak ditë më parë kur lideri i Vetëvendosjes u drejtua me thirrjen: ne nuk kemi tokë për të falur dhe Rama u përgjigj: “Unë jam nga ata që nuk fal as det e as tokë”. Lidhur me këtë debat që shpërtheu pas thirrjes së Ramës për Ramush Haredinajn se ai duhet t’i harrojë qëndrimet që ka mbajtur në opozitë dhe tani si kryeministër të votojë ndarjen e kufirit me Malin e Zi, Kurti e goditi piblikisht Ramën. Por tani pa prekur thelbin Albini është mundur të moderojë tonin.

“Mendojmë se ky debat tashmë është i mbyllur, pasi vetë z.Rama e pranoi se ai është një person që nuk fal as det e as tokë, dhe kjo është pikërisht ajo çka ne presim prej tij e prej çdo politikani shqiptar. Deti e toka e shqiptarëve janë të dyja njësoj të rëndësishme, dhe janë çështje e sovranitetit të jashtëm kombëtar, dhe si të tilla, nuk i përkasin politikanëve, por popullit. Andaj mendoj se asnjë politikan nuk duhet të falë as det e as tokë” ka deklaruar Kurti duke e bërë Ramën që me thëniet e veta të mohojë atë që i tha Ramush Haredinajt.

Në deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, duket haptas edhe kujdesi për të mos humbur të vetmin politikan të rëndësishëm shqiptar që e ka mbështetur, por gjithashtu edhe meraku për të mos lëshuar aspak nga qëndrimi i tij se marrëveshja e demarkacionit i vidhte Kosovës, plot 8200 hektarë tokë./lapsi.al/

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482