Albin Kurti rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo forcë politike ka shpallur rezultatet paraprake të votimit të brendshëm për kryetar, ku rezulton se Kurti është zgjedhur kryetar i VV-së, duke fituar 98.82 për qind të votave. Kurti ka konkurruar i vetëm për kreun e partisë pasi nuk ka person tjetër që të garonte për këtë post. . Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të partisë janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, përket numrit të votave dhe përqindjes së pjesëmarrjes në votime. Sipas rezultateve të shpallura kundër 0.61% votuan kundër , abstenim 0.57% dhe të pavlefshme 0.26%. Anëtarët e kësaj fore politike Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu janë në mesin e atyre që nuk votuan. Shpend Ahmeti zgjodhi të dalë në votime pak minuta para mbylljes së vendvotimeve. Ndërkohë, po ky grup, i kryesuar nga ish-shefi i VV-së Visar Ymeri, thuhet se do të formojnë parti të re.