INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Albin Kurti sulmohet me vezë. Gaz në Kuvend dhe arrestime!

Publikuar më: 11:11 19-02-2016

Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është qëlluar me vezë gjatë hyrjes në godinën e Kuvendit të Kosovës. Në video shikohet që Albin Kurtin qëllohet nga dy persona nga mbrapa, por dhe kur Kurti e dallon nuk përgjigjet në asnjë formë, thjesht vazhdon rrugën. Sulmuesit u kapën nga Policia e Kosovës.

 

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës u mblodh mes tensioneve politike brenda dhe jashtë sallës, vetëm dy ditë pas festimeve dhe protestave të 8-vjetorit të Pavarësisë.

Jashtë godinës, Parlamenti është rrethuar nga një numër i madh forcash policore, ndërsa brenda tij ka prani të fortë të sigurisë.

Megjithatë, gjithë këto masa sigurie nuk penguan opozitën që të lëshonte gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, ndërkohë që pati edhe përleshje fizike në sallë.

Por pavarësisht gazit lotsjellës në sallë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli vazhdoi seancën duke lexuar deklaratën e rezolutës me anë të së cilës Kuvendi dënon dënimin e disa ish-eprorëve të UÇK-së nga ana e Serbisë.

Opozita hodhi tre herë me rradhë gaz lotsjellës dhe për këtë arsye kuvendi pezullon 7 deputetë të Vetëvendosjes. Mediat ne Kosovë publikuan dhe emrat e pezulluan të deputetëve, Shqipe Pantina, Visar Ymeri, Aida Dërguti. Mytaher Haskuka, Albin Kurti, Fisnik Ismajli, Faton Topalli.

Ndwrsa gjatë pasdites tre deputetë të opozitës janë vënë në pranga nga policia.

Është arrestuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja, Mytaher Haskuka, i cili ka hedhur dy herë gaz në seancën plenarë. Haskukaj është shoqëruar në polici me të dalë jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës. Ai ka qenë i shoqëruar me kolegët e tij, Rexhep Selimin, Daut Haradinajn dhe Smajl Kurteshin. Policia i ka vënë prangat edhe deputetit opozitar, Enver Hoti, Deputet i Nismës për Kosovën dhe bashkë me të është marrë në automietin e policisë dhe deputetja Shqipe Pantina.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498