Edhe pse teknologjia më e fundit është implementuar tashmë në futboll, ende gabimet njerëzore vazhdojnë të penalizojnë skaudrat dhe rasti i rradhës ka ndodhur me skuadrën e Tottenham në Champions League.
Totenhemi po luan sfidën e xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve, në transfertë ndaj PSV, por një moment i rrallë ka ndodhur në minutën e 35-të. Londinezët po humbisnin, por ishte Sançez i cili pas një goditje këndi, goditi dhe gjeti rrugën e rrjetës.
Por, gjyqtari slloven Vinçiç, anuloi golin pasi asistenti i tij kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje të Herri Kejn, i cili gjendej pas portierit të holandezëve. Por, pamjet tregojnë se ai nuk ndikoi në aksion.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2