Artistët kosovarë vazhdojnë të bëjnë emër nëpër botë e madje edhe të konkurojnë fuqishëm artistët e famshëm botërorë.
Lista është e gjatë dhe kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe labeli “PINT”.
‘Rapsodët nRap tSotit’, është edhe albumi më i ri i këtij labeli i cili nuk ka shumë kohë që kur është lançuar në treg, e si duket ka filluar edhe t’i kalojë pritshmëritë e suksesit.
Aktualisht ata janë pozicionuar në vendet e para në pjesën më të madhe të vendeve europiane, madje mbajnë edhe vendin e dytë në “Billboard World Albums”.