Ai nuk e zbulon kurrë fytyrën në ekran, por është ndër emrat më të lakuar të moderatorëve të mëngjesit.
Aldon Lipe ju shoqëron çdo mëngjes me emisionin “Aldo Morning Show” dhe sot , pas 13 vitesh, ai është bërë baba për herë të dytë. Ka ardhur në jetë vogëlushja të cilën kanë vendosur ta quajnë Charlot.
Aldo prej vitesh është martuar me Ketiona Jubanin dhe janë prindër edhe të një tjetër fëmije, tashmë 13 vjeç, Marti.