Sot rreth 300 aktivistë të Forumit Rinor të Aleancës Kuqezi rrethuan zyrat e Saimir Tahirit. Ata ishin veshur me maska të zeza për të ironizuar përfshirjen në organizata kriminale të Ministrit Saimir Tahiri. Gjatë protestës kundër krimit ata improvizuan mbjelljen e 300 rrënjëve hashash në oporrin e Ministrisë së Rendit Publik.
Kreshnik Spahiu në statusin e tij shkruan: “Mafia ka heq maskat ka veshur kollare deputetësh. Shqipëria në gjendje te jashtëzakonshme nga vrasjet. Tahiri nuk zbuloi as bombën tek farmacia e babait. Protestuesit kuqezi vendosin 300 vazo "hashash" në oborrin e Ministrisë. Vetëm oborri Tahirit ka mbetur pa u mbjell me hashash”.