INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aleatët e PD kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor

Aleatët e PD kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor

Publikuar më: 15:49 21-09-2017

Reformë me standarde dhe ndryshim të sistemit zgjedhor. Këto janë dy kërkesat konkrete të dy aleatëve të partisë demokratike Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka.
Dashamir Shehi:
“Ne duam një sistem i cili ti japi mundësi shqiptarëve të votojnë dhe parti alternative. Unë për vete do të isha për një sistem të kombinuar mazhoritar plus proporcional. Por nuk ka ardhur dita për të deklaruar sot sistemin. Qytetari që ka vendosur të shitet që nga shtëpia e vet në daç elektronik në daç me letër po njësoj do shitet. Ne të fillojmë njëherë ti regjistrojmë, le të shohim vendet ku mund të votojnë emigrantë, që sigurisht janë këta që janë më afër Italia, Greqia”.
Teksa propozon një sistem ndryshe nga Shehi, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane kërkon më tepër hapësirë për partitë e vogla.
Nard Ndoka:
“Sipas një gjykimi që partia demokristiane ka mund të ishte një proporcional Kombëtarë preferencial do të ishte zgjedhja më mirë në këto kushte për faktin se PS dhe PD asnjëherë nuk kanë miratuar një reformë për të vendosur standarde për të respektuar frymën e Kushtetutës e votën e qytetarëve, por janë përpjekur që nëpërmjet mekanizmave të Kodit Zgjedhorë të përjashtojnë partitë e tjera politike nga përfaqësimi”.
Ndërsa socialistët kanë zhvendosur vëmendjet tek vota e emigrantëve dhe nuk janë shprehur për sa i përket sistemit zgjedhor, edhe partitë e vogla kërkojnë që në zgjedhjet e 2021 të garantohet vota e bashkatdhetarëve tanë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166