INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aleatët e PD kundër bojkotit të Kuvendit. Dashamir Shehi, koha për revolucion [VIDEO]

Aleatët e PD kundër bojkotit të Kuvendit. Dashamir Shehi, koha për revolucion [VIDEO]

Publikuar më: 15:30 14-08-2018

Aleatët e opozitës dalin kundër tezës së bojkotit të Kuvendit. Në një intervistë për In News kreu i LZHK Dashamir Shehi thotë se kjo nuk është rruga e duhur për opozitës, ndërsa lajmëron se ky vendim do të merret në nisje të sesionit të ri kuvendor. 

Dashamir Shehi:
Jemi jo për djegien e mandateve. Nuk ka kuptim fare në këto momente që të djegien mandatet. Por në shtator e pas do të merren vendimet.
Shehi jep dhe arsyet se përse është kundër bojkotit të Kuvendit.
Dashamir Shehi:
“Nuk është kjo më e rëndësishme, sepse një ushtari të mirë i duhet edhe shpata, i duhet dhe mburoja dhe ushta. Ti heqësh një nga armët kjo nuk ka asnjë vlerë.
Por nëse opozita vendos bojkotin e Kuvendit për kreun e LZHK-së Dashamir Shehin ka vetëm dy rrugë.
Dashamir Shehi:
Kur do të abandonësh parlament duhet të mendosh o të shkosh në zgjedhje o të dalësh ën rrugë të mbash një revolucion demokratik”.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375