Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka treguar disa detaje nga takimi i zv/ ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee me Bashën dhe krerët e partive aleate opozitare.
Shehi tha se zyrtari amerikan u përmendi paketën e McAllister dhe se është shpresëplotë se brenda 2 ditësh mund të gjendet zgjidhja e krizës politike.
“Sot na është ofruar oferta e McAllister. Takimin me Yee e konsideroj takimin më të vlefshëm të muajve të fundit. Nuk ka pasur zë kundër, qëndrimi ka qenë konstruktiv. Bashkë me zotin Basha me shpresën që të na jepet zgjidhje tjetër, sot na është ofruar 18 qershori, mund të vazhdojnë dhe pa ne. Do kemi shans dhe 2 apo 3 ditë për të negociuar një datë tjetër. Unë uroj që të vazhdoj për së mbari kjo punë. Është në proces negociatash”, tha Dashamir Shehi në një emision televiziv.