INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aleati i del kundër Bashës: Marrëveshja me Ramën po mban peng politikën

Aleati i del kundër Bashës: Marrëveshja me Ramën po mban peng politikën

Publikuar më: 18:10 11-09-2017

2 votat e Partisë Demokratike pro Gramoz Ruccit si kryparlamentar janë bërë ccështje tani. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka duke komentuar këto 2 vota i ka dalë kundër kreut të opozitës, Basha. Ai është shprehur se Basha, po përfaqëson vetëm PD si opozitë dhe po anashkalon aleatët.

Statusi i plotë:

Opozita, morali dhe e vërteta! Ka një debat sot të fryrë dhe të sponsorizuar mediatikisht për votat e deputetëve opozitarë në Kuvend, për votimin e kryetarit të kuvendit. Z.Basha ka një përgjegjesi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës. Tendenca për të marrë vetëm timonin e PD­së, duke anashkaluar faktorët e tjerë opozitarë, është i njejti mentalitet dhe fenomen i Kryeministrit të tepsisë dhe timonit! Z.Basha është Lideri i Opozitës, drejtues i PD­së, por edhe përfaqësues i Republikanëve, Demokristianëve, Minoriteteve dhe nacionalistave liberale të LZHK, përballe PS­së dhe qeverisë së saj. Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD­në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi. Kjo klimë e acartë në kampin opozitar, thellohet akoma më shumë në duelin e heshtur me një tjeter parti opozitare, LSI­në, e cila po kërkon bashkëpunim dhe axhendë të përbashkët opozitare. Marrëveshja Rama-­Basha e ngjizur në orët e vona të natës, po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare për fatin e keq edhe axhendën opozitare. Rrodhen dy vota pa i kërkuar njeri; dy vota “tinzaresh”, por situata në kampin opozitar është më e rendë se kaq! Të shpresojmë; që Z.Basha të çlirohet nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes; të bëje transparencën e munguar që na penalizoi jo pak në zgjedhje dhe të ngrihet në lartësinë e Liderit Opozitar duke i prirë dhe bashkuar çdo faktor në Kuvend dhe jashtë tij.

Article Logic
Execution time: 0.0041298866271973