Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha, ka ardhur edhe reagimi i parë nga një prej partive aleate të kryeministrit.
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shpërthyer në akuza.
“Dhe ta mendosh që kemi tre muaj që bëjmë thirrje për dialog për rritjen e standarteve të zgjedhjeve e për më shumë garanci për opozitën… këto paskan pas hallin e qeverisë PD+PS dhe të zhdukin të tjerët? Domethënë çadra vetem hallin e PS dhe hashashit nuk paska pas…tani edhe mund të mos bëni më zgjedhje se qeverinë e betë dhe festoni me një cigare hashash bashkë”, – shkruan Doda në “Facebook”.