INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aleati i Ramës shpresëplotë për zgjidhje të krizës politike

Aleati i Ramës shpresëplotë për zgjidhje të krizës politike

Publikuar më: 20:47 17-05-2017

Aleati i Ramës, Milo në një emision televiziv tha se palët sonte do të gjejnë zgjidhje.

“Nuk kemi qenë optimistë, pasi palët nuk jepnin shenja për kompromis dhe vijon ende të ketë ndikimi faktori ndërkombëtar. Por këtë herë shanset janë rikthyer dhe të shpresojmë që sonte të ketë një marrëveshje. Unë jam optimist këtë herë, pasi palët politike janë tërhequr nga kërkesat e tyre ekstremiste. Nga sa jam njohur unë nga informacionet Rama dhe PS i janë rikthyer paketës së Mcallister. Mendoj se këmbëngulja e Ramës për 18 qershorin është një qëndrim taktik i tij. Nuk mendoj se Rama do këmbëngulë për 18 qershorin nëse ka një marrëveshje. Unë mendoj se palët sonte duhet të bien dakord dhe shpresoj të bien dakord që të paktën zgjedhjet të bëhen në korrik”- tha Milo.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219