Monarku i Arabisë Saudite, mbreti Salman ka përgëzuar presidentin Donald Trump për “vendimin e tij kurajoz” për të kryer një sulm ajror në Siri.
Agjensia zyrtare e lajmeve në Arabinë Saudite njofton se monarku islamik ka biseduar me presidentit me anë të një lidhjeje telefonike ditën e premte.
Sipas vlerësimit të Arabisë Saudite, përgjigja e Trump ishte e duhura dhe krimet e regjimit të Assad duhen ndaluar nga komuniteti ndërkombëtar.
Shteti arab është një nga kundërshtarët më të vendosur të regjimit të Assad-it dhe mbështet rebelët sunitë kundër tij.