INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alegria! Çuna, goca dhe dasma e madhe mbledh bashkë Eneda Tarifën, Robert Berishën...[VIDEO]

Alegria! Çuna, goca dhe dasma e madhe mbledh bashkë Eneda Tarifën, Robert Berishën...[VIDEO]

Publikuar më: 17:44 06-10-2018

Mesa duket kjo është e planifikuar për të sjellë alegri dhe grintë në çdo ambient ku do dëgjohet dhe nuk ka se si të ndodhi ndryshe kur bëhen bashkë tre emra super të suksesshëm të muzikës shqiptare si Eneda Tarifa, Robert Berisha dhe Kastro Zizo.

E kishin lajmëruar disa ditë më parë me postimet e tyre në Instagram dhe pikërisht ditën e djeshme në YouTube është publikuar kënga e re me titull “Çuna dhe Goca”.

Ritme të zjarrta dhe një “koreografi e goditur”, janë pikërisht këto detajet dhe jo vetëm me të cilin kënga e re e “trios” do t’ju shoqërojë në momentet tuaja të gëzueshme.

Shijojeni...

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498