Vajza e ministrit të njohur, Niko Peleshi, ditën e sotme ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka hedhur një deklaratë të fortë për ish të dashurin e saj Romeo Veshajn. Aleksia ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Veshajt, ku është shprehur se 'Nuk kam qenë kurrë e dashuruar'.
Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj është komentuar kudo nëpër media. Prej disa kohësh tanimë ata i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe secili ka vazhduar jetën e tij duke qenë të dy të impenjuar nga ana profesionale duke sjellë projekte të reja.
Pjesë nga intervista:
Të bezdisin lajmet në portale, që je përfolur shumë kohët e fundit?
Më bezdis sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi.
Si je tani me punët e zemrës?
Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’.
Mendon të marrësh pjesë në “Big Brother VIP”?
Më ka ngelur pak peng që nuk u futa vjet. Më kanë penguar njerëzit e mi të cilët pyeta. Për vitin tjetër besoj se po. E kam me qejf.