Prej muajsh mediat kanë zbuluar se Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi janë në një lidhje, por ata vetë nuk kanë folur asnjëherë publikisht rreth marrëdhënies së tyre. Së fundmi ishte 19-vjeçare ajo që theu heshtjen duke folur për romancën e tyre teksa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’.
Aleksia nuk e kurseu një deklaratë të fortë dashuri duke thënë se aktorin e do me gjithë forcën dhe se ai i ngjan shumë me të atin, Niko Peleshi. Ajo tregoi se është shumë xheloze për Romeon dhe se e ekzagjeron shpesh me skenat e xhelozisë por nuk ndau me publikun asnjë episod.
“E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time. E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë.”
E pyetur se cili ka qenë mendimi i saj i parë për Romeon ajo tha se fillimisht i është dukur më i mirë seç duhet por kur e njohu ishte djal tipik vlonjat.
Ndër të tjera, Aleksia sqaroi se lidhja e tyre nisi disa muaj pas Romeo ishte ndarë nga Jonida dhe e falenderoi këtë të fundit për urimin e bërë disa muaj më parë kur u shpreh se i uron jetë të lumtur çiftit.