INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alergjikët ndaj kanabisit. Numri i amerikanëve të prekur, shkon në 36 milionë [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 15-05-2017

Lëndët narkotike kanë shumë pasoja negative për shëndetin e njerëzve. Por vitet e fundit është vënë re rritja e numrit të personave që kanë alergji ndaj kanabisit. Sipas një raporti kombëtar mbi alergjinë në Amerikë rezultoi se më shumë se 36 milionë njerëz mund të jenë alergjikë ndaj marihuanës. Nuk bëhet fjalë vetëm për përdoruesit por edhe personat që e marrin në mënyrë pasive atë duke u ekspozuar ndaj tymit të kanabisit. Sipas raportit 73 për qind e 50 milionë amerikaneve që reagojnë ndaj polenit kanë gjithashtu probleme me kanabisin . Të dhënat zyrtare tregojnë se  kjo shifër po rritet. Studiuesit gjetën në disa raste ekspozimi ndaj polenit të marihuanës ose tymit të kanabisit provokon simptomat e alergjisë, të shkaktuara nga inflamacioni i hundës dhe teshtimat. Ata gjetën gjithashtu simptoma të astmës. Shifrat alarmante kanë bërë që ekspertët të japin alarmin se kjo është një çështje që ka nevojë për hetim urgjent.  29 shtete të Amerikës  e kanë legalizuar deri tani drogën.

Article Logic
Execution time: 0.0034282207489014