INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alergjitë nga ushqimet po na vrasin! Arsyet...[VIDEO

Publikuar më: 11:05 22-12-2018

Fëmijët gjithnjë e më shumë po preken nga alergjitë që shkaktohen nga ushqimet. Kërkimet e fundit pas vdekjes së dy adoleshentëve britanikë, që kishin ngrënë susam treguan se ushqimet që shkaktojnë alergji janë vërtet të rrezikshme. Gjithashtu, një vajzë gjashtëvjeçare në Australi vdiq pasi ishte alergjike nga qumështi. Ekspertët raportojnë se kohët e fundit është rritur shumë numri i personave që kanë alergji nga ushqimet. 

Në Britaninë e Madhe rreth 7% e fëmijëve janë të prekur nga alergjitë ushqimore, në Australi 9% e popullsisë është e prekur, ndërsa në Evropë numri i personave alergjikë është më i ulët 2%. 

Disa nga ushqimet që përgjithësisht shkaktojnë alergji te njerëzit, janë qumështi, vezë, kikirikët, arra, susami dhe peshku. Pasterizimi, sterilizimi apo dhe procesi i ngrirjes nuk influencon shumë në alergjinë që këto ushqime shkaktojnë.

Ekspertët thonë se numri i personave alergjikë nga ushqimi, është rritur shumë gjatë 30 viteve të fundit, veçanërisht në shoqëritë e industrializuara. Shkencëtarët mendojnë se ka disa faktorë që ndikojnë në këtë fenomen. Sipas BBC, një ndër këta faktorë është higjiena, e cila duhet përmirësuar pasi fëmijët gjatë gjithë kohës po preken nga infeksione të ndryshme. Një tjetër etapë e rëndësishme është përdorimi i vitaminës D, e cila ndihmon imunitetin të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj alergjive. Aktualisht nuk ka shërim për alergjitë nga ushqimi dhe e vetmja mënyrë për ta shmangur është të mos konsumoni në sasi të caktuar ushqimet që për ju janë të dëmshme. 

Alergjitë nga ushqimet po na vrasin! Arsyet

Article Logic
Execution time: 0.0026149749755859