Është ai njeriu i momentit në botën shqiptare të spektaklit pas zërave se është frekuentuar me një nga deputetet e Kuvendit të Shqipërisë.
Alesio Alia, modeli i cili organizon after-party pas koncerteve të yjeve të mëdha të spektaklit në Australi, ishte sot i ftuar në Fun Day për t’iu përgjigjur pyetjeve të Fatmës dhe i tregoi të gjitha. Ai konfirmoi me gojën e tij, se e gjithë historia është e vërtetë, dhe ai ka fjetur me një deputete të Kuvendit, e cila për më tepër është e martuar. Alia shton se diçka e tillë për të dhe jetën e tij prej playboy është normale, arsye për të cilën ai nuk dëshiron që ta diskutojë në publik. Modeli tregon gjithashtu se e gjitha kjo ka ndodhur përpara se ajo të bëhej deputete. Duket se kemi të bëjmë me një lloj “Fatsjellësi Çak”, i cili pasi e nis punën me këmbën e mbarë sjell edhe fat për vajzat me të cilat ndan shtratin.