INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alessia Grieco Vessicchio :  Më hoqën nga puna sepse nuk më donte Adi Krasta

Alessia Grieco Vessicchio : Më hoqën nga puna sepse nuk më donte Adi Krasta

Publikuar më: 10:49 10-05-2016

Alessia është një emër i dëgjuar në botën e televizionit italian, por tashmë edhe në atë shqiptar.

Ajo rikthehet si autore e programit “Dua të të bëj të lumtur”,  të Arbana Osmanit por  autorja e shumë programeve televizive duket se pavarësisht se e dashuron punën dhe shqiptarët, ndodh edhe që të zhgënjehet  nga këta të fundit.  Alessia ka rrëfyer  të vërtetën se pse e la në mes një prej programeve ku  ishte autore.  Në fillime ajo është përballur me shumë vështirësi dhe kjo sepse drejtuesit e Top Channel e kritikonin pasi donin të shihnin tek Alessia atë figurën e vajzës tepër serioze, që nuk duhej të bënte batuta. Por kjo nuk ishte Alessia e vërtetë. Gjithashtu ekzsiton edhe një arsye tjetër pse autorja italiane u pushua nga puna. Kjo sepse ajo nuk kishte një marrëdhënie fare të mirë me  moderatorin e njohur Adi Krasta.  “Ka pasur njerëz me të cilët kam punuar, që më kanë zhgënjyer shumë. Këtu e kam fjalën për drejtuesin e atëhershëm si dhe moderatorin e programit “E Diell” , Adi Krasta. Unë në atë kohë bëja autoren e programit, por mbase Adi ishte lodhur me mua, kështu që më larguan në mënyrë shumë të shëmtuar. Unë duhej të punoja deri në maj , ndërkohë që në dhejtor ma ndërprenë brutalisht kontratën, duke më zëvëndësuar me një çift nga Kosova të cilët ishin miqtë e Adit”, përfundon Alessia tepër e zhgenyer. Megjithatë ajo duket se është rikthyer me energji të reja krah moderatores  Osmani, një dyshe që premtojnë se do të bëjnë të lumtur shumë shikues me programin e ri.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602