INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alfa Romeo na prezanton fuoristradën e re për vitin 2018

Alfa Romeo na prezanton fuoristradën e re për vitin 2018 "Stelvio Ti"[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:13 28-12-2017

Historiku i familjes italiane të automobilave Alfa Romeo është ndërtuar mbi garat e sukseshme dhe mbi pasionin që nuk ka munguar kurrë.

Kurajo për të triumfuar bëri që Alfa Romeo të sjelli fuoristradën e parë ose siç njihet kjo gamë me emërtimin ndërkomëtar “SUV”, të quajtuar “Stelvio Ti”.

Me pasionin për të eksploruar, fuoristrada “Stelvio Ti” është një nga Suv-ët më kompetitivë në merkato dhe e para që Alfa Romeo ka lancuar deri më tash.

Materiale të rafinuara, teknologji me performancë të lartë dhe inxhinieri e avancuar, këto janë tre karakteristikat bazë mbi të cilat është dizenjuar fuoristrada e re “Stelvio Ti”.

Alfa Romeo “Stelvio Ti” ka një motor me cilindrat 2.0 benzinë, me 4 pistona dhe 16 valvola.

Përsa i përket fuqisë motorike “Stelvio Ti” ka nën kofano 280 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 250/kmh.

Modeli i ri i Alfa Romeo “Stelvio Ti” ka një transmision automatik me 8 marsha.

I vlerësuar si një “SUV” elegant dhe shumë rezistent për të eksploruar terrenet jashtë rruge, modeli i ri për vitin 2018, Alfa Romeo “Stelvio Ti” vjen me një çmim fillestar prej 43,995 dollarë plus koston për opsionet shtesë nëse i dëshironi. 

wer89_u230.jpg

aewiof_j90q23.PNG

awe_f230.jpg

aef89.jpg

fio_j0q349wr.jpg

awefi_h8923.PNG

af90_uq9234r23.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703