E ftuara e parë e emisionit më të ri të Alfios në Tv Klan, “Aventurat e Alfios”, ishte pikërisht Fatma Methasani, bashkëshortja e tij. Teksa gatuanin bashkë Alfio, edhe pse është njeriu që e njeh më mirë Fatmën, i bëri disa pyetje. Mes tyre e pyeti edhe për një fëmijë të dytë.
Alfio Rrotani: Po plane të tjera ke?
Fatma Methasani: Jo.
Alfio Rrotani: Për shembull, ndonjë vajzë?
Fatma Methasani: Jo, s’e kam në plan.
Alfio Rrotani: Çne kështu? A është dakord bashkëshorti me ty?
Fatma Methasani: Po, është shumë dakord, thotë që nuk do të bëjmë më fëmijë.
Alfio Rrotani: Si do të përgjigjem unë tani?
Fatma Methasani: Jo, bashkëshorti nuk është dakord, e do edhe një fëmijë tjetër, por do të duhet ta mendojmë mirë e mirë.